Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Ukrainë

Rusia do të shpallë armëpushim në Ukrainë për 36 orë në mënyrë që qytetarët të mund të marrin pjesë në shërbimet në prag të Krishtlindjeve.

Marketing

Bëhët me dije se armëpushimi do të jetë nga ora 12:00 e 6 janarit, deri në mesnatën e 7 janarit. Moska i ka bërë thirrje gjithashtu Ukrainës të shpallë armëpushim, pasi Rusia feston Krishtilindjet në datën 7 janar.

“Duke marrë parasysh thirrjen e Shenjtërisë së Tij Patriarkut Kirill , kam porositur Ministrin e Mbrojtjes së Federatës Ruse të prezantojë nga ora 12:00 e datës 6 janar 2023 deri në orën 24:00 të datës 7 janar 2023, një armëpushim në të gjithë vijën e kontakt me Ukrainën. Në bazë të faktit se një numër i madh qytetarësh të besimit ortodoks jetojnë në zonat e luftimit, kërkojmë edhe nga pala ukrainase të shpallë armëpushim dhe t’u japë atyre mundësinë të marrin pjesë në shërbesat në prag të Krishtlindjeve, si dhe në ditën e Lindjes së Krishtit”, thuhet në deklaratë.