Institucionet ruse kanë vendosur ta ndalojnë qasjen në ‘Facebook’ për mbarë qytetarët e Rusisë.
Kështu ka raportuar The Guardian, duke shpërndarë një cicërimë në Twitter të një agjencie shtetërore ruse, përcjell lajmi.net.
“Roskomnadzor ka vendosur të bllokojë rrjetin social Facebook në Rusi”, thuhet në postimin e agjencisë ruse.
Rusia kishte vendosur masa të ngjashme edhe më herët. Ua kishte ndalur një pjese të popullatës ruse që të qaseshin në Facebook.