Putini mund të vritet prej bashkëpunëtorëve, thotë ish-gjenerali amerikan

Vladimir Putin mund të vritet në një grusht shteti pas pushtimit të Ukrainës pasi ai nuk ka “të ardhme” nëse lufta nuk ka sukses, ka paralajmëruar një ish-gjeneral amerikan.

Marketing

Figura të larta në ushtrinë ruse dhe shërbimet e sigurisë janë gjithnjë e më tepër të zemëruar me trajtimin e luftës vdekjeprurëse nga tirani i dobët dhe i sëmurë.

Por gjenerali Jack Keane tha se Putin do të “bëjë gjithçka” për të qëndruar në pushtet pasi e di se alternativa tjetër do të ishte “vdekja e tij”, raporton thesun.

Ish-Zëvendës Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane tha për Fox News se “gjithçka është për të qëndruar në pushtet. Ky është motivi i tij. Ai do të bëjë gjithçka për të qëndruar në pushtet. Alternativa, ai e di mirë, me një pasardhës që nuk pajtohet me të, mund të nënkuptojë fundin e tij – vdekjen e tij. Ai po lufton për të qëndruar në pushtet dhe është i vendosur, mendoj, që të arrijë ende qëllimet edhe pse fokusi i tij është në jug [të Ukrainës]”.

Ai shtoi se “Putin nuk ka të ardhme përtej të qenit president i Rusisë. Ky është një fakt”.

“Silovici” – ose blloku i sigurisë – thuhet se ka fajësuar Putinin për një “gabim serioz” pasi u tërhoq nga kryeqyteti i Kievit dhe u përqendrua në marrjen e kontrollit të Donbasit.

Rusia kishte pritur që mund të marshonte në të gjithë Ukrainën pa shumë luftë – por në realitet ata janë përballur me një rezistencë të guximshme.

Muajin e kaluar, trupat ukrainase i shtynë forcat ruse nga Kievi dhe arritën të ripushtonin qytete dhe pozicione mbrojtëse deri në 35 kilometra në lindje të kryeqytetit në një fitore të madhe.

Ndryshe, Putin gjatë ditës së djeshme është raportuar se do të kryej një operacion kirurgjik shkaku i kancerit gjersa pushtetin do t’ia dorëzojë për disa ditë ish-shefit të FSB-së, Nikolai Patrushevit.