Putini pranon të bashkëpunojë për një hetim ndërkombëtar lidhur me krimet e luftës

MOSCOW REGION, RUSSIA - JULY 2, 2020: Russia's President Vladimir Putin holds a video conference meeting of the Pobeda [Victory] Russian Organizing Committee at Novo-Ogaryovo residence. Alexei Druzhinin/Russian Presidential Press and Information Office/TASS (Photo by Alexei DruzhininTASS via Getty Images)

Presidenti rus Vladimir Putin tha se do të bashkëpunojë me një hetim ndërkombëtar për krimet e luftës për të cilat akuzohen forcat ruse në Ukrainë, si vrasja e dhjetëra civilëve në Bucha.

Marketing

Kjo u konfirmua nga i vetmi lider perëndimor që ka takuar kreun e Kremlinit pas pushtimit të Ukrainës, Kancelari austriak Karl Nehammer për NBC.

“Ai më tha se nga njëra anë do të bashkëpunojë në një hetim ndërkombëtar dhe nga ana tjetër më tha se nuk i beson botës perëndimore”, tha Nehammer.

“Kështu që ky do të jetë problemi në të ardhmen”. “Ishte një diskutim i vështirë, por unë u përpoqa ta bind atë se, për shembull, lufta në ish-Jugosllavi na tregoi se hetimet ndërkombëtare janë të dobishme për ndjekjen penale të kriminelëve të luftës”.tha Nehammer.