Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i dërgoi sot një mesazh të ri urimi homologut të tij amerikan Donald Trump, duke e ftuar atë përsëri të marrë pjesë në 75-vjetorin e fitores së ish-BRSS-së në Luftën e Dytë Botërore majin e ardhshëm, njofton Kremlini.
Putini tha në mesazh se Rusia dhe SHBA-ja kishin një përgjegjësi historike për të siguruar sigurinë dhe stabilitetin botëror dhe se Moska mbron normalizimin e marrëdhënieve bilaterale dhe krijimin e një dialogu të barabartë bazuar në respektimin e ndërsjellë të interesave.
Putini, gjithashtu uroi kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau, duke shprehur besimin e tij se zhvillimi i një bashkëpunimi konstruktiv, dypalësh në një numër fushash, si edhe respekti i ndërsjellë, ishte plotësisht në interes të Rusisë dhe Kanadasë.