Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e 37-të ku do të parashtrohen pyetje të deputetëve.
Sipas njoftimit seanca pritet të nis në ora 11:00 dhe do të zhvillohet sipas procedurës së zakonshme për pyetjet deputetësh, ndërsa përparësi do të kenë deputetët nga opozita, respektivisht VMRO – DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe e Majta.
Çdo pyetje e tretë do të jetë nga deputetët e shumicës parlamentare, respektivisht nga nga LSDM dhe BDI.