QAFË THANË: Dy kosovarë kapen me viza të falsifikuara

Më 14.01.2019 në ora 12.05 në vendkalimin Qafë Thanë gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se vizat shengen në dokumentet e udhëtimit të personave J.R (32) dhe G.S (26) të dy nga Kosova kanë qenë të falsifikuara.

Marketing

Në ora 15.30 personat i janë dhënë policisë së Stacionit policor të Strugës, ndërsa më pas janë mbajtur në SPB- Ohër.