QAHP “Abdilaqim Ademi” pjesëmarrëse në punëtorinë e organizuar nga IRI

Përfaqësues të Qendrës Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi” ishin pjesëmarrës në punëtorinë e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) me temë: “Masat e përbashkëta të katër qendrave analitike hulumtuese të partive politike për menaxhim me qeset plastike”.

Marketing

Fillimisht përfaqësuesit e qendrave analitike prezantuan punën e tyre dhe projektet të cilat i kanë realizuar deri më tani, me këtë rast, koordinatori i projekteve pranë QAHP “Abdilaqim Ademi”, z. Pishtar Lutfiu, theksoi se qendra tashmë po punon me kapacitete të plota në të gjitha fushat duke realizuar me sukses projektet të cilat i ka në kuadër të planit vjetor.

Kjo punëtori është vazhdimësi e disa takimeve dhe trajnimeve në kuadër të projektit të IRI-t për përkrahjen e qendrave analitike, ku QAHP “Abdilaqim Ademi” me angazhimin e kuadrove të saj nga sfera të ndryshme siç janë ekologjia, shëndetësia, ekonomia, pushteti lokal dhe arsimi, kontribuuan që kjo iniciativë për menaxhimin e qeseve plastike të merr formën e duhur dhe më pas, propozimet të inkorporohen në ligjin për mbeturina, me qëllim te ngritjes së mentalitetit dhe përgjegjësisë qytetare, Duke ndjekur direktivat Europiane.

Marketing