Qalaj i quan të pavërteta kërcënimet ndaj Kurtit në Shkup

Deputeti i Partisë Demokratike, Rashit Qalaj, në emisionin DPT te Fidani në ATV, ka folur për deklaratën e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se është kërcënuar dhe se ka pasur planifikime për atentat ndaj tij gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, përcjell Reporteri.net.

Marketing

Qalaj, i ka quajtur këto informata të pavërteta.

“Nuk ka pasë të bëjë asgjë me kërcënime. Kam biseduar me udhëheqës në RMV sepse i njoh, më kanë thënë se nuk ka pasur kërcënime. Më ka thënë dikush që është në pozicion shumë të lartë”, është shprehur ai.

Sipas Qalajt, ky njoftim nga Kurti është bërë “me qëllim të armotizimit dhe tërheqjes së vëmendjes nga takimi i Këshillit të Sigurimit”.

“Atje kemi kaluar mjaft keq sepse për herë të parë të gjitha shtetet që marrin pjesë në Këshillin e Sigurimit ishin publike për sa i përket kritikave ndaj Kosovës. Me ardhë deri në atë pikë ku SHBA-ja, Gjermania, Franca, me e kritiku shtetin e Kosovës është ndër skandalet më të mëdha”, u shpreh ai.

Në Kosovë mund të ketë sërish incidente
Qalaj ka folur edhe për situatën e sigurisë, pas sulmit të shtatorit në Banjskë.

“Nuk mund të them që Kosova u rrezikua nga një grup por në Kosovë mund të ndodhin incidente të tilla, sidomos në pjesën veriore, ose edhe pjesët tjera ku jetojnë serbët, dhe më të rrezikuarat janë mjediset multientike”, tha Qalaj.

Sipas Qalajt, “Serbia sërish do të bëjë përpjekje”.

“Insitucionet duhet të jenë në gjendje gatishmërie, edhe sidomos para se të ndodhë incidenti, jo sikur ndodhi në Banjskë”, u shpreh ai.