Këto janë fjalët e fundit që 9-vjeçari britanik Bailey Cooper tha mëngjesin e 25-dhjetorit.
‘’Qani për mua vetëm 20 minuta dhe më pas pushoni. Vëllai dhe motra ime e vogël kanë nevojë për ju. Jepuni shumë dashuri, gjithë dashurinë që unë nuk ua dhashë dot.’’
Këto janë fjalët e fundit që 9-vjeçari britanik Bailey Cooper tha mëngjesin e 25-dhjetorit, pak minuta para se të ndërronte jetë. Kishte luftuar me të gjithë forcat e tij që prej verës së 2016-ës, vit në të cilin u diagnostikua me limfomën jo-Hodgkin, një sëmundje vdekjeprurëse që prek qelizat e bardha të gjakut.
Rritja e pakontrolluar e të cilave çon në zhvillimin e tumoreve malinje pothuaj në të gjithë trupin, transmeton “Living.al”.
Mjekët kishin humbur shpresat dhe ishin të bindur që vogëlushi do të vdiste që në nëntor, por ai nuk mund të largohej nga jetë pa njohur motrën e tijtë vogël që priste të vinte në jetë. Ajo ishte forca e tij më e madhe, dhurata e vetme që kërkonte për festat që nuk i festoi dot kurrë.
Babai Lee Cooper rrëfen mes lotësh ‘’Kur lindi Millie, Bailey bëri gjithçka që i takonte si vëlla i madh. Ndihmoi gruan time për ta larë, për ta veshur, si dhe i këndonte ninulla gjatë gjithë ditës. Mjekët na kishin paralajmëruar se ai do të vdiste në fund të nëntor, por heroi im luftoi me mish e me shpirt, pasi ai dëshironte ta shihte dhe t’i jepte përkëdheljet e para motrës së vogël.
Në fakt edhe emri Millie, ishte zgjedhja e tij. Po bënte seancën e zakonshme të kimioterapisë kur më tha se kishte menduar një emër për të motrën.
Edhe pse vetëm 9 vjeç, Bailey e dinte që do të vdiste ndaj edhe kishte planifikuar funeralin e tij. ‘’ Ai donte që të gjithë njerëzit që do të merrnin pjesë të visheshin si super heronj, dhe t’u shpërndante lodrat, veshjet dhe librat e tij fëmijëve në nevojë’’-përfundon mamaja 30-vjeçare Rachel.
Prindërit kanë ndarë së fundi historinë e tij, e cila ka emocionuar me miliona njerëz në të gjithë botën.