Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare “Tabanovce” dhe “Bogorodica” pritet rreth 30 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi.

Marketing

Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.