Qarkullimi nëpër rrugë me lagështi, në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata

Komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë me lagështi, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Marketing

Intensiteti i komunikacionit në mjediset jashtë qyteteve është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shoferët të kenë kujdes gjatë lëvizjes me automjete, të respektojnë rregullat lidhur me shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalizimet e vendosura në qarkullim. Në grykat është e mundur paraqitja e shembjeve, veçanërisht në akset rrugore : Koçan – Makedonska Kamenicë -Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë -Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë- Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Marketing