Qarkullimi rrugor po zhvillohet me intensitet normal në rrugët urbane dhe interurbane

Qarkullimi rrugor po zhvillohet me intensitet normal në rrugët urbane dhe interurbane dhe nëpër rrugë të thata.

Marketing

Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, adaptim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim jashtëzakonisht të kujdesshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ka mundësi të paraqitjes së shembjeve të dheut. Kjo posaçërisht i referohet akseve Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë de Koçan – Dellçevë.

Në rrugët shtetërore në rrjedhë është regjimi i përkohshëm i komunikacionit në periudhën verore me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda ngarkuese, pesha e përgjithshme e të cilëve tejkalon 15 tonë gjatë ditëve të fundjavës – të shtunë prej 09:00 deri 18:00 dhe të dielën prej 09:00 deri 22:00 dhe gjatë ditëve me temperatura jashtëzakonisht të larta.

Kufizimi nuk ka të bëjë me automjetet të cilat transportojnë kafshë, lule, ndihmë humanitare, drithëra dhe kultura të drithërave, naftë dhe derivate të naftës, transport të materialeve të rrezikshme dhe automjete të cilat bëjnë transportin për kompani të cilat kanë marrëveshje për kryerje të projekteve në rrugët shtetërore me NP për Rrugë shtetërore.