Përmes një aplikacioni celular të disponueshëm për Android dhe iOS, Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”- Shkup mundëson qasje në të gjitha informacionet për ndërmarrjen. Përmes këtij aplikacioni, përdoruesit përveç mundësisë për t’i paguar faturat, për t’i raportuar ujëmatësit dhe defektet, kanë mundësinë në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë duke i ndjekur udhëzimet, në çdo kohë t’i rishikojnë numrat e përdoruesve, të shtojnë përdorues ose nëse ato kanë ndryshime t’i azhurnojnë të dhënat e tyre.
Informacionet, siç theksojnë nga kompania, janë në dispozicion edhe në ueb faqen e tyre, si dhe qasje në shërbimet elektronike përmes e.vodovod-skopje.com.mk.
“Ujësjellësi dhe kanalizimi”- Shkup është ndërmarrja e parë publike e cila u mundëson klientëve të saj qasje deri te shërbimet e tyre përmes një aplikacioni celular. Për çdo informacion shtesë në lidhje me shërbimet e ndërmarrjes qytetarët, e interesuar mund të kontaktojnë: 02 3073 010, Qendra e Informacionit; 02 3240 300, Drejtoria [email protected]; www.vodovod-skopje.com.mk; www.facebook.com/jpvodovod.skopje, thonë nga ndërmarrja.
Në Drejtori, sportelet për pagesa, në përputhje me ndryshimet e reja të lëvizjes, punojnë çdo ditë pune nga ora 7:30 në ora 17:00 dhe të shtunën nga ora 8 në orën 13:00.
“Në mënyrë që të mbrohemi dhe ta parandalojmë përhapjen e koronavirusit, detyrimisht mbani maska, mbani distancë, mos u gruponi dhe ndiqni të gjitha rekomandimet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në kumtesë.