Shkruar nga L. Qazimi
Pa dashur të mbroj dikënd personalisht se nuk e kam pikën e interesit nga kjo çka do them, ama edhe propagandë në emër të mos njohurive elementare nuk është mirë me bërë për qëllime zgjedhjesh që janë ne prag, kështu që ku e lidhni përgjegjësinë e pushtetit lokal me spitalet?!
Pushteti lokal- komuna nuk ka asnjë lidhje në aspekt ingerencash konform ligjit sa u përket spitaleve, por as përgjegjësi politike s’ka karshi spitaleve( ka qeveria, institucionet qendrore)
1. Komuna nuk është themeluese e spitaleve.
2. Komuna nuk është financuese e spitaleve, pra spitalet nuk janë pjesë buxhetore e komunave.
3. Komuna nuk është pjesë e investimeve kapitale infrastrukturore- spitalore.
4. Komuna nuk ka kompetencë ligjore për kapacitete kadrovike e resurse njerëzore të spitaleve.
Ku e lidhni përgjegjësinë e komunave dhe udhëheqësve të saj me shëndetësinë?! Kur jemi te ingerencat ligjore, a kur jemi te ingerencat e çajtorëve po mund të bëhen fajtore edhe në mars çka ndodh
#Stoppropagandëspolitiketëulëtnëemërtëfatkeqësiveetragjedivefamiljareenjerëzore.