Që nga fillimi i pandemisë 1,300 foshnje në Brazil kanë humbur jetën nga Covid-19

Prej më shumë se një viti bota është goditur nga pandemia e Covid-19.

Brazili është ndër vendet që ka regjistruar shifra të larta të humbjes së jetëve si edhe të rasteve të reja me koronavirus.

Por një aspekt akoma më tronditës është edhe fakti se Brazili ka shënuar edhe një numër të lartë të foshnjave që kanë humbur jetën nga Covid-19.

Marketing

Sipas BBC që nga fillimi i pandemisë 1,300 foshnje nën moshën një vjeç kanë vdekur nga koronavirus.