Të shtunën, në Kosovë u regjistruan një viktimë dhe 1.370 raste të reja me koronavirus.
Viktima, e gjinisë femrërore, ishte në grumoshën 40-49 vjeçe dhe vinte nga Komuna e Gjakovës.
Shifrat e reja, që paraqesin rritje të rasteve, erdhën pas testimit të 9.169 mostrave.
Grupmosha ku janë regjistruar më së shumti raste të reja është 20-29 vjeç, ku janë infektuar 354 persona.
Ndërkaq nga 0-9 vjeç janë regjistruar 29 raste si dhe nga mosha 10-19 vjeç 165 raste.
Në 24 orëshin paraprak janë shëruar 47 qytetarë, duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 106.056.
Raste aktive janë 6.815.
Që prej marsit të vitit 2020, deri më 14 gusht, Kosova ka regjistruar 115.151, ndërsa 2.280 raste kanë përfunduar me fatalitet.
Ndërkaq, sa i përket vaksinimit kundër koronavirus, në 24 orët paraprake janë administruar 19.538 doza të vaksinës.
Që prej fundit të marsit 2021, kur Kosova nisi fushatën e vaksinimit, 202.647 persona janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës, ndërkaq numri i përgjithshëm i dozave të administruara është 559.007./REL