Qëllohet disa herë me thikë në zyrë kryetari i partisë opozitare në Turqi

Öztürk Yılmaz, Kryetari i Partisë së Inovacionit në Turqi është plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në selinë e Partisë Opozitare në Ankara.

Marketing

Öztürk u godit me thikë nga një person që i shkoi në zyrë për ta takuar. Öztürk, i cili mori dy plagë me thikë në këmbën e djathtë, u dërgua në spital. Mediat turke raportojne se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kanë nisur përpjekjet për kapjen e autorit, i cili pas ngjarjes është larguar.

Në zgjedhjet e mbajtura më 1 nëntor 2015, Öztürk Yılmaz u zgjodh deputet i Ardahanit nga CHP. Ai ka shpallur kandidaturën për President në vitin 2018, por kandidatura e tij nuk u realizua. Nga ana tjetër, në zgjedhjet e mbajtura më 24 qershor 2018, ai u zgjodh sërish deputet nga Ardahani.