Qëllohet me armë ish drejtori i Ujësjellësit në Burrel, 68 vjeçari në gjendje të rëndë

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar këtë mbrëmje të shtune në qytetin e Burrelit, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Marketing

Mësohet se i plagosuri është një 68 vjeçar i identifikuar si Shemsi Shema. Ky i fundit ka mbajtur më herët postin e drejtorit të Ujësjellësit të qytetit. Shema është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Ende nuk është mësuar sesi ka ndodhur ngjarja dhe kush është autori apo autiorët që kanë qëlluar mbi 68 vjeçarin.

“Rreth orës 19.30, dyshohet se është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasi Sh.Sh, rreth 70 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin për shtyp të uniformave blu.

Marketing