Qëllohet me snajper biznesmeni i famshëm malazez në mes të Beogradit

Ka mbetur i plagosur nga një snajper biznesmeni i njohur nga Mali i Zi, Miodrag Daka Davidoviç.

Marketing

62 vjeçari u plagos mbrëmë përpara Hotelit “Crown Plaza” në Beograd. I dyshuari serb raportohet se plagosi Davidoviçin në krah.

Sipas Pink, ky biznesmen u transportua në një institucion të kujdesit shëndetësor privat me automjete private dhe, sipas informacioneve të parë, nuk ishte kërcënuese për jetën. Sipas mediave malazeze, Miodrag Daka Davidovic ka qenë i interesuar për politikën viteve të fundit.

Dy vjet më parë, ai shiti një biznes tw madh tw karburanteve në Nikshiq. Përveç stacionit të karburantit, Davidoviç gjithashtu punoi në prodhimin e pijeve alkoolike, si dhe aktivitetet e ndërtimit.

Marketing