Qëlloi 11 herë me thikë të dashurën, dënohet me burg përjetë shqiptari

Një gjykatë në Itali ka dënuar me burg të përjetshëm shqiptarin, i cili u akuzua për vrasjen e të dashurës së tij moldave, Aliona Oleinic.

Marketing

Roland Bushi e goditi 33-vjeçaren 11 herë me thikë në kopshtin e shtëpisë së tij më 3 shtator të vitit 2019.

Shqiptari, i cili u shpreh i penduar për krimin që kishte kryer, tha se Oleinic ishte e dashura e tij dhe se atë mëngjes, ai kishte konsumuar drogë dhe alkool.

30-vjeçari deklaroi se nuk kishte për synim ta vriste, për “vetëm ta kërcënonte”.

Marketing