Qëlloi me armë kryeministrin, autori identifikohet si shkrimtari i njohur sllovak

Mediat në Sllovaki shkruan se autori që qëlloi me armë zjarri kryeministrin Robert Fico në qytetin Hadlova është shkrimtari 71-vjeçar i quajtur Juraj Tsintula.

Marketing

Sipas informacioneve, Tsintula ka bërtitur në drejtim të Ficos teksa ky i fundit po bisedonte me mbështetësit e tij dhe kur i është afruar, ka hapur zjarr.Të njëjtat burime thonë se 71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë kryetar i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi.

Që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë. Sipas informacioneve, në vitin 2016 ai punonte si shofer në një qendër tregtare në Levice, vendlindja e tij.