Qendra analitike hulumtuse “Abdilaqim Ademi” me trajnim për “NLP Komunikim”,Mexhiti: komunikimi me opinion rol i rëndësishëm në jetën politike

Në hapësirat e Qendrës analitike hulumtuse “Abdilaqim Ademi” u mbajt tranimi për “NLP Komunikim” e cila është metodologji, qasje apo disciplinë praktike që na jep dituri, modele, teknika dhe shkathtësi në rrugën drejt zhvillimit personal dhe atij profesional.

Marketing

QAHP “Abdilaqim Ademi” në bashkëpunim me BrainTree – Neuro Business Training Centre e cila është qendër për trajnime dhe konsulenca e orientuar në fushën e zhvillimit profesional dhe personal që udhehiqet nga ish-Kryetarja e forumit të gruas znj. Naile Elezi, që është e profesionalizuar në kete drejtim, organizuan trajnim ku pjesmarrës ishin përfaqësues nga forumi i gruas dhe forumi rinor pranë Bashkimit Demokratik për Integrim.

Trajnimin e përshendeti edhe Drejtori i qendrës analitike z. Izet Mexhiti i cili theksoi se këto lloj trajnimesh janë të rendeshime sepse komunikimi dhe veçanërisht komunikimi me opinion apo PR luajnë një rol të rëndësishëm në jetën politike.

Për gati 40 vite, NLP është model psikologjik komunikimi më i njohur në botë i cili na mundëson të përmirësojmë dukshëm kualitetin e jetës dhe të arrijmë suksese në të gjitha fushat e jetës. Veprimtaria kryesore e BrainTree është mbajtja e NLP trajnimeve ndërkombtarisht të akredituara.

Marketing