Sot në hapsirat e Komunës së Sarajit, përfaqësues të Qendrës Arsimore Shtetërore për Muzikë dhe Balet “Ilija Nikolovski – Luj” – Shkup, (prof.Mustafa Imeri, prof.Behar Veseli dhe prof.Albana Mustafa), bënë prezentimin për hapjen e paraleles së disperzuar për arsim fillor të muzikës në teritorin e komunës së Sarajit.
Në këtë prezentim morën pjesë pëfaqësus të njësisë për arsim: përgjegjësi për arsim z.Fari Rexhepi, inspektori i autorizuar për arsim z.Rafis Ameti si dhe të gjithë drejtorat e shkollave fillore dhe drejtoresha e çerdhes për fëmijë.
Pas përfundimit të prezentimit të gjithë pjesëmarësit e përshëndetën nismën për hapjen e paraleles së disperzuar për arsim fillor të muzikës dhe u zotuan se do të angazhohen të punojnë me mësimdhënësit dhe prindërit që në vitin shkollor 2022/2023 të krijohen kushtet për të filluar me punë kjo paralele.