Qendra e re Klinike për shtatë vjet

Ndërtimi i Qendrës së re Klinike Universitare në Gjorce Petrov do të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm, dhe do të përfundojë për shtatë vjet, dhe i gjithë projekti do të kushtojë 500 milion euro, para që do të sigurohen me kredi nga bankat komerciale “Erste Grup”, “Rajfajzen Bank” dhe “Unikredit”, të cilat paraqitën ofertën më të mirë, njoftoi sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në takim me gazetarët.

Marketing

“Ministria e Financave ka dërguar 18 kërkesa për fondet e investimeve ndërkombëtare dhe bankat tregtare,” tha Filipçe, duke shtuar se gjashtë janë përgjigjur, ndërsa oferta e ofruar nga bankat Erste Grup, Rajfajzen Bank dhe Unikredit ka qenë më e favorshme.

Lidhur me pyetjen se cilat do të jenë kushtet që do të kthehet kredia, Filipçe adresoi tek Ministria e Financave, sepse nuk donte që të spekullonte me shifra.
Ai theksoi se marrëdhëniet pronësore-juridike në vendin ku do të ndërtohet qendra e re klinike janë rregulluar, ndërsa toka është plotësisht në pronësi të shtetit, respektivisht nuk do të ketë shpronësim.

Ministri sqaroi se ndërtimi i qendrës klinike do të zhvillohet në tre faza dhe se faza e parë do të përfundojë pas 3,5 vitesh, ndërsa e fundit pas shtatë vitesh.

Sipas tij, planifikohet që fillimisht të transferohen klinikat e kirurgjisë, sallat operative dhe qendra e urgjencës, ndërsa më pas edhe klinika e gjinekologjisë, e pediatrisë dhe onkologjisë.

Qendra klinike, siç sqaroi Filipçe, është objekti më i rëndësishëm kapital me rëndësi për të gjithë vendin, që do të ketë mënyrë moderne të ofrimit të shërbimit shëndetësor, respektivisht do të ketë gjithçka në një vend.