Qendra e Shëndetit në Shkup do të punojë 24 orë në festat e fundvitit

Qendra e Shëndetit Shkup ka njoftuar të gjithë qytetarët se gjatë festave të Vitit të Ri do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të qytetarëve gjatë 24 orëve.

Marketing

Në datën 31 dhjetor 2022 (e shtunë), shërbimet specialistike do të jenë në shërbim në Poliklinikën e Bukureshtit nga ora 08:00 deri në orën 16:00.Në natën e ndërrimit të viteve, klinikat shëndetësore të turnit të tretë do të jenë të disponueshme të dielën dhe në ditët festave në Poliklinikat Jane Sandanski, Çair, Çento, Shuto Orizarë, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar. Gjithashtu me orarin e punës çdo ditore do të funksionojë edhe njësia e trajtimit në shtëpi.

“Marrja e rregullt e terapisë për pacientët kronikë, përdorimi i moderuar i pijeve alkoolike për të shmangur pasojat e padëshiruara – helmimet nga alkooli, zënkat dhe aksidentet e trafikut. Posaçërisht apelojmë tek popullata e re dhe e mitur që të mos përdorin pije alkoolike për shkak të pragut të ulët të tolerancës ndaj alkoolit. Të përmbahen nga përdorimi i mjeteve të ndryshme piroteknike dhe armëve të zjarrit për të shmangur lëndimet e padëshiruara, djegiet dhe pasoja të tjera më të rënda”, thonë Qendra e Shëndetit në Shkup.

Edhe Shërbimi i Urgjencës në prag të festave të fundvitit rekomandon terapi të rregullt për pacientët kronikë, kujdes me përdorimin e pijeve alkoolike dhe apelon qytetarët të jenë të vëmendshëm që mos të pësojnë dëme të ndryshme shëndetësore.

Marketing