Dje në “Qendrën Kulturore Shqiptare Sami Frashëri” në prezencë të Ambasadorit të Kosovës z.Ilir Dugollit, bashkarisht e kremtuam 111 vjetorin e Kongresit të Manastirit.
Organizimin e nderuan me pjesmarrjen e tyre edhe koordinatori i QKSH-së z.Serdal Vardar dhe zëvendës Ambasadori i Maqedonisë së Veriut z.Daim Ilazi.
Programin tonë e zbukuruan edhe më shumë recitimet e poezive të kursantëve të cilët vazhdimisht ndjekin kursin e Gjuhës Shqipe.