Qendra private Kovid, gati pajisjet e hapësirat, presin lejet për punë

Të paisur me aparatura dhe personel mjeksorë, Qendra private Covid pret të fillojë me punë. Autoritete nuk kanë përgjigje konkrete se kur do të jenë gati dokumentet e nevojshme, pa miratimin dhe lejen е Ministrisë së Lidhjeve dhe Transportit Publik dhe MPB-së, në kompetencat e të cilëve bije, pacientët nuk do të mund të trajtohen në këto hapsira.
“Sot kemi seancë me ekipet tona punuese nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve së bashku më Ministrinë e Shëndetësisë dhe me komunat e caktuara ku duhet të diskutohet për këto tema, presim që së shpejti të kemi informata të caktuara të cilat kanë të bëjnë me këtë pyete.”, tha Bllagoj Boqvarski, ministër i Trasportit dhe Lidhjeve.
Problem shtesë me spitalet private është furnizimi me oksigjen që është I nevojshëm për trajtimin e pacientëve me Covid 19. M.Sëndetësisë pa përgjigje konkrete pse deri tani nuk është aktivizuar ky institucion shëndetësorë, në të cilën 30% të hatgjimeve I mbulon shteti.
“Pas nënshkrimit të marrëveshjeve me Qendrën për Menaxhim me Kriza, për shfrytëzimin e burimeve të spitaleve private, të cilat do të përfshihen në sistemin e trajtimit të pacientëve me gjendje të rëndë shëndetësorE, do të ketë nënshkrim të marrëveshjeve me Fondin për trajtimin e pacientëve. Hapi i parë është nënshkrimi i një marrëveshjeje me QMK, kuse pastaj vijon nënshkrimi I Kontratës me Fondin. Mjeku koordinator i qendrës Covid, në ish hapsirat e spitalit “Sistina” do të përcaktohet në mënyrë plotësuese”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Edhe pse nga Ministria topin ehedhin te Qendra për Menaxhim me Krizat, prej atje thone që presin udhëzim nga autoritetet shëndetësore. Në nenin 33 paragrafi 2 në ligjin për menaxhim me krizat shkruan: Në Gjendje Krize, me kërkesë të Qeverisë në bazë të marrveshtjes të lidhur me qendrën ose vullnetarisht, mund të shfrytëzohen edhe resurset e qytetarvëve dhe personave të tjerë juridik të cilët nuk janë të përfëshirë në paragrafin e këtij neni.
Ndërkohë që priten kapacitetet e reja  e nevojshme për pacientët e prekur me Covid 19, në spitalet e shtetit janë të lira 140 shtretër.
Marketing