Qendra spitalore e Kërçovës, mungojnë mjetet mbrojtëse nga Kovid 19

Të gjitha testet e deritanishme të realizuara përmes terminit të caktuar nga mjeku amë, në punktin e Qendrës spitalore të Kërçovës, kanë qenë negative. Nga Shtëpia e shëndetit në Kërçovë, thotë se aktualisht institucionet shëndetsore ballafaqohen me mungesën e paisjeve dhe preparateve që në këtë situatë janë mëse të nevojshme për mbrojtjen e personelit shëndetsor nga Covid 19. Nevoja e mbrojtjes së puntorëve shëndetsor është e rëndësisë jetike, dhe autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje edhe subjekteve private që me paisjet që i kanë në disponim, të ndihmojnë në mbrojtjen e personelit mjeksor në Kërçovë.

Marketing

Në rajonin e Kërçovës kryesisht janë respektuar masat qeveritare për preventivë nga virusi korona. Por zëdhënësi i Sektorit për Punë të brendshme në Ohër Stefan Dimoski, ka njoftuar se organet policore kanë ngritur padi penale ndaj 8 personave që nuk e kanë respektuar lëvizjen e kufizuar gjatë orës policore, si dhe ndaj 5 kërçovarëve të cilët e kanë thyer masën e vetë-izolimit.