Qëndrim Rijani, shqiptari i vetëm që vlerësohet nga presidenti për suksesin në kulturë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut ka ndarë sot mirënjohjet për të “Të rinj të suksesshëm” për vitin 2022.

Marketing

Me një ceremoni në Kabinetin e Presidentit, Stevo Pendarovski mirënjohjet i ka ndarë si nxitje ndaj të rinjve në kërkimet e tyre shkencore dhe kulturore.


Ajo çfarë tërheq vëmendjen se regjisori Qëndrim Rijani, është i vetmi shqiptarë që ka marrë mirënjohje nga Presidenti për arritjet e tij në kulturë.

Mirënjohje kanë marrë:

Në shkenca shoqërore – Milka Ivanovska Haxhievska
Në shkenca humane – Boban Karapejovski
Në shkenca matematiko – natyrore dhe shkenc teknike – Gordana Kapllan
Në shkenca mjekësore – Filip Koneski
Talent i ri – Mario Vançoski
Për afermitetin e inkluzivitetit – Kristijan Llazarev
Artisti më i mirë i ri – Darja Rizova dhe Qëndrim Rijani
Në fjalimin e tij, presidenti i shtetit deklaroi se të lartëvlerësuarit duhet të jenë model, në bazë të së cilit gjeneratat e reja do të sillet dhe krijojnë vlera.

“Shembulli i tyre për përkushtim dhe angazhim të kohës së tyre dhe mundit të tyre në vete, si rrugë e vetme drejt suksesit, duhet të jetë shembull edhe për qytetarët tanë më të moshuar. E thash dhe do ta përsëris, është e patjetërsueshme që t’i mbështesim të rinjtë dhe në mënyrë adekuate t’i vlerësojmë arritjet e tyre. Në këtë kontekst, besoj se mirënjohja “Të rinj të suksesshëm” jep kontributin e tij dhe e përmbushu misionin dhe qëllimin e tij”, tha mes tjerash Pendarovski./TV21