Qëndrimi për luftën, Blinken drejt Europës për t’u takuar me ministrat e NATO-s

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se kryediplomati i Joe Biden, Antony Blinken do të udhëtojë në Europë të shtunën për t’u takuar me ministrat e jashtëm të NATO-s, shkruan The Guardian.

Marketing

“Më 14 maj, Blinken do të udhëtojë në Berlin për të marrë pjesë në një takim jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, ku aleatët dhe partnerët do të diskutojnë përgjigjen e tyre të unifikuar ndaj luftës brutale të vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës dhe Samitit të ardhshëm të Liderëve në Madrid,” thuhet në deklaratë.

Të nesërmen ai do të takohet me krerët e BE-së në Paris, së bashku me përfaqësuesen e tregtisë së SHBA-së Katherine Tai dhe sekretaren e tregtisë, Gina Raimondo.