Qeni i quajtur Kingston është bashkuar me të zotin 101 ditë pasi humbi gjatë zjarrit më vdekjeprurës në historinë e Kalifornisë.
Familja Ballejos e kishte parë për herë të fundit Kignstonin, i llojit Akita, në nëntor të vitit të kaluar.
Kingston që është 12-vjeç, ka kërcyer nga mjeti që po transportohej menjëherë sapo iu afrua shtëpisë.
Familja ka falënderuar vullnetarët të cilët e kanë shpëtuar qenin dhe janë kujdesur për të.
Rreth 18 mijë shtëpi janë shkatërruar dhe 86 persona kanë vdekur nga zjarri që përfshiu pjesën verilindore të San Françiskos në nëntor të vitit 2018.