Qentë endacak rrezik për banorët, Saliu: Në Shkup ka reth 10 mijë qen endacak

Të dhënat zyrtare flasin se numri I qenve endacak në qytetin e Shkupit mund të arrijë deri në 10 mijë. Autoritetet lokale pranojnë se keto jane shifra brengosëse, dhe se po bëhet përpjekje me mekanizmat që janë në dispozicion të zbusin pak situatën, por pranojnë se këto mekanizma nuk janë të mjaftueshme.

Marketing

Nëpë rrjetet sociale janë shpërndarë foto ku shihet se si qentë endacak po futen nëpër hyrjet e shumë ndërtesave në Komunën e Çairit. Banoret kërkojnë aplikimin e masave nga autoritetet komunale. Banorët madje për TVM2 thonë se qentë endacak sidomos në temperatura të ftohta janë akoma më të rezikshëm për qytetarët.

“Po janë të rrezikshëm tash edhe i ftohti e bën të veten, janë të uritur. Duhet të largohen, momentalisht as komuna nuk po ndërmer asgje në këtë drejtim. Na ka ngelur qe ne banorët të ndermarrim masa”…

“Me herët ka pasur shumë qen. Tani është nje qen qe e kam parë mbrëmë, shetitet andej kendej”….

“Mundësisht ti largojmë, është mirë, Qyteti i Shkupit dhe Komuna duhet të ndërmarrin masa pëlr largimin e qenve”….

“Sigurisht, duhet ti mledhin, duhet ti dergojnë me një vend tjetër, që të mos jenë të pranishëm këtu nëpër rrugë”, thanë qytetarët.

Nga komuna e Çairit theksuan se për kapjen e qenve endacak mungojnë ekipet. Zëdhënësi i Komunës së Çairit Kushtrim Alla thotë se në çdo komunë duhet që të paktën të ketë nga një ekip e cila do të merret me kapjen e qenve endacak.

“Për momentin mekanizmat të cilat aplikohen për kapjen dhe trajtimin e qenve të pastrehë nuk janë edhe aq efikase për shkak se në gjithë territorin e Qytetit të Shkupit egzistojnë vetëm dy ekipe për kapjen e qenëve dhe një qendër për trajtim. Kjo është mjaftë e qartë se nuk është e mjaftueshme duke pasur parasuysh se në kaudër të qytetit të Shkupit egzistojnë 10 komuna. Në çdo komunë duhet të ketë nga një ekip i cili do bëjë kapjen e qenve të pastrehë”, tha Kushtrim Alla, zëdhënës në komunën e Çairit.

Alla ritheksoi se Komuna e Çairit dhe ajo e Butelit janë në bisedime për hapjen e një qendre të përbashkët për grumbullimin e qenve endacak. Qendra parashihet të ndërtohet në një hapësirë rreth 500 metra larg vendeve të banuara. Meqë një lokacion I tillë në komunën e Çairit nuk ekziston, atëherë mbetet që I njejti të ndërtohet në komunën e Butelit, tha Alla.

Zëdhënësi i qytetit të Shkupit Valon Saliu nuk e mohon situatën dhe mungesën e ekipeve për kapjen e qenve endacak, madje ai thotë se përveç kësaj duhet të ketë më shumë qendra srehimi për qentë. Qendra per qen në Vardarishte ka kapacitet të vogël, por Saliu tha që Qyteti po punon në këtë drejtim.

“Për momentin, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, ka filluar me procesin e çipimit të qenve… Është një proces i cili po realizohet në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit. Për momentin çipimi si procesi sa do pak do të jep efektin sa i përket kësaj çështjeje me qentë endacak. Përmes procesit të regjistrimit dhe shqiprimit të qenve, do të kemi një regjistër, ku më pas do të dihet se cili qen cilës rracë i përket. Nëpër rrugë kemi qen të rracave të ndryshme dhe nuk janë vetëm qentë e rrugëve ka dhe qen shtëpiak”, tha Valon Saliu, zëdhënës në Qytetin e Shkupit.

Valon Saliu shtoi se nëpër rrugët e Shkupit ekipet shpesh here hasin në vështirësi jo vetëm nga qentë endacak, por edhe nga ato që kanë pronarë, sepse në të shumtën e rasteve shumë pronarë të qenve, qentë e sapo lindur i hedhidh nëpër rrugë.