Qentë endacakë, Aktivistët: Me vite premtime, asnjë zgjidhje

Shoqatat për mbrojtjen e kafshëve përmes protestës kërkuan ndalimin e vrasjes dhe torturimit të kafshëve të pastreha dhe dënimin e vrasësit të qenve në Strugë. Ata kërkojnë angazhim serioz dhe jo vetëm deklarativ nga autoritetet.

Marketing

“Prej vitesh marrim premtime se problemi me qentë në rrugë do të zgjidhet. Por çdo ditë, dhjetëra ngjarje na përkujtojnë se ky problem nuk është prioritet për shtetin, edhe pse na preokupon të gjithëve. Kemi helm nëpër rrugë dhe parqe, qytetarë të sulmuar nga qentë, sjellje monstruoze ndaj kafshëve, si rasti i fundit në Strugë ku mbi 20 qen u vranë pamëshirshëm me armë në lokacione të ndryshme. Qytetarët kërkojnë përgjegjësi nga OJQ-të, përgjegjësia duhet kërkuar nga institucionet për të cilat paguajmë taksa.”, – u shpreh Natalia Mazllarkova nga OJQ “Putrat entuziaste”.

Nga Qeveria thonë se do të kërkojnë ndihmë nga Brukseli përmes programeve IPARD për të ndërtuar një stacion që do të jetë shtëpi për ata qen.

Anima Mundi vlerëson se Brukseli nuk është i nevojshëm, por duhen urgjentisht ndryshim për mbrojtjen e kafshëve.

Kryeministri Kovaçevski pranon se kërkesat janë legjitime dhe thotë se shumë shpejt Ministria e Bujqësisë do të përgatisë një ligj krejtësisht të ri për kafshët shtëpiake.

Sa i përket qenve endacakë, thotë se ka ardhur koha që kryetarët e bashkive të bëjnë punën e tyre dhe të kujdesen për atë që ndodh në rrugët e tyre me këta qen. “Nuk i kemi zgjedhur si baballarë të qytetit që të ankohen vazhdimisht, por që të punojnë.”, tha kryeministri.