Qershori i 2019-ës, muaj i fillimit të bisedimeve të Maqedonisë me BE-në?!

Republika e Maqedonisë në muajn qershor të vitit 2019 mund të marrë datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, e jo të filloi bisedimet për anaëtarësim me Brukeslin, ashtu siç një kohë të gjatë po theksojnë nga Qeveria, shkruan Zhurnal.

Marketing

Kjo është porosia të cilën kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, ua ka dërguar zyrtarëve të Shkupit dhe shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov në takimin e tyre të fundit në Bruksel, ndërsa kjo porosi u vërtetua pikërisht nga i pari i Qeverisë, Zoran Zaev.

“Tusk na dha mbështetje të fuqishme për atë që po ndodh në Maqedoni dhe ai na garantojë se me mbarimin e këtij procesi dhe reformave është e mundëshme që Maqedoni në muajn qershor të vitit 2019, të marrë datën për fillimin e bisedimeve me Këshillin e Evropës, pasi që ajo është datë e projektuar”, ka deklaruar Zaev, pas takimit me Tusk.

Kryeministri dhe ministrat e tij në periudhën para nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës në vazhdimësi kanë deklaruar se Republika e Maqedonisë do të marrë datë për bisedime me Bashkimin Evropian (BE), dhe se rreth kësaj nuk ka asnjë dilem, ndërsa kryeministri Zaev shkoj edhe më larg duke deklaruar se Këshilli Evropës, kryetar i së cilës është Tusk, asnjëherë nuk do të ktheheht në bisedime për datën e bisedimeve.

“Duhet të krenohemi, Maqedonia mori datë për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian në vitin 2019. Mendoj se është e pahyeshme që të kontestohet ky fakt”, patë deklaruar kryeministri Zoran Zaev, në qershor të vitit që po e lëm prapa (2018), transmeton Zhurna.

Nga ana tjetër, shërbimi i Qeverisë për marrdhënje me opinioni lidhur me takimin e fundit të zyrtarëve të Shkupit dhe Brukselit, ka bërë një interpretim ndryshe të porosisë së kryetarit të Komisionit Evropian (KE), Donald Tusk

Nga Qeveria theksojnë se Republika e Maqedonisë, mund të shpresoj për fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian në muajn qershor të vitit 2019, nëse realizohet – implementohet Marrëveshja e Prespës, edhe nëse ka implementim në projekteve kryesore reformuese, ndërsa nuk sqarohet porosia pikërishtë në pjesën ku kryeministri Zaev thekson se data për fillimin e bisedimeve duhet të meritohet edhe njëherë që të merret.