Qeset e plastikës, Nuredini: Qëllimi është ulja e përdorimit të tyre

Ministri i Ekologjisë Naser Nuredini, deklaroi se çmimi i qeseve prej 15 denarëve nuk ka për qëllim grumbullimin e mjeteve, por ka për qëllim uljen e përdorimit të qeseve të plastikës në vendin tonë.

Marketing

“Ideja që qeset plastike të kushtojnë 15 denarë, nuk ka për qëllim grumbullimin e mjeteve nga shitja e qeseve plastike, por ideja është të ulet përdorimi i plastikës në vendin tonë. Kjo është m e rëndësishmja”, tha Nuredini.

Ndryshe, nga dita e sotme qeset të cilat blejnë qytetarët do të kushtojnë 15 denarë, pavarësisht nëse janë në treg, dyqan apo market. Të gjitha do të duhet të jenë të biodegradueshme.

Inspektorët e tregut do të kontrollojnë nëse shiten qeset e biodegradueshme, nëse tregtarët mbajnë evidencë për numrin e qeseve të shitura sipas çmimit të përcaktuar prej 15 denarë. Gjobat për mosrespektim të ligjit sillen nga 1.000 deri në 20.000 euro, në varësi të madhësisë së kompanisë dhe llojit të shkeljes.