Qesharake, Loret Sadiku nuk vjen në Kombëtare!

Të vësh duart në kokë: Federata Shqiptare e Futbollit shpall listën e kombëtares për dy ndeshjet e nëntorit, përfshin aty bujshëm edhe Loret Sadikun, por 48 orë më pas njofton se mesfushori nga Kosova nuk do të vijë fare.

Marketing

Asnjë shpjegim, asnjë arsye, por flitet se mesfushori na ka refuzuar! Çfarë kuptimi ka, përse futet në listë një lojtar pa ia marrë përgjigjen finale? Pse nuk tregohet arsyeja, ta dinë mediat dhe tifozët: është FSHF e nxituar, apo kemi të bëjmë me një lojtar palaço, që nuk di as vetë çfarë dëshiron?

Sipas “gazetasheshi” në Kosovë, Sadiku insiston të luajë për Kosovën, ndaj nuk do t’i bashkohet në grumbullim Shqipërisë. Kështu kanë bërë të ditur dy burime të gazetës të afërta me lojtarin.

Sadiku është i vendosur ta çojë deri në fund procesin për ta marrë lejen nga FIFA që të përfaqësojë Kosovën. FIFA po refuzon të lejojë atë të luajë për Kosovën me arsyetimin se ka djegur mundësinë e ndërrimit të përfaqësueses kur nga Suedia ka kaluar te Shqipëria. Sipas rregullave të FIFA-s, lejohet vetëm një herë ndërrimi i përfaqësueses dhe kërkesa e Sadikut për të luajtur me Shqipërinë, nga FIFA shihet si ndërrim i përfaqësueses, ndonëse me të nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje.

“Loreti ka marrë ftesën e Panuçit, por nuk do të grumbullohet me Shqipërinë. Loreti dëshiron të luajë vetëm për Kosovën. Është dëshira e tij të luajë vetëm për Kosovën. Federata e Kosovës është duke punuar me FIFA-n që ai ta fitojë të drejtën të luajë me Kosovën. Kemi informatë që Federata do ta bëjë edhe një kërkesë tjetër që ta marrë lejen nga FIFA, meqë Sadiku nuk ka luajtur asnjë ndeshje për Shqipërinë”, ka thënë një familjar i Sadikut në kushte anonimiteti.

Nëse është kështu, është e turpshme edhe për FSHF-në, që shpall listën pa të keq, pa u siguruar që lojtari do të përfaqësojë Shqipërinë. Nuk duhet ta quajmë “tradhtar”, thjesht duhet ta harrojmë, është kaq e thjeshtë.

Marketing