“Qetësohu Donald, qetësohu!”, Greta Thunberg ia kthen me të njëjtën monedhë Trumpit

Greta Thunberg i është ‘hakmarrë’ Donald Trumpit, duke i përdorur fjalët e njëjta që ai ia tha asaj.

Aktivistja Greta Thunberg, 17 vjeçe, nuk i ka harruar fjalët që 11 muaj më parë ia tha Donald Trump.Këtë gjë e vërtetoi me anë të një “tweet-i”, pasi Trump kishte ironizuar me të kur u zgjodh personi i vitit nga revista “Time”.

Marketing

“Kaq qesharake. Greta duhet të punojë për problemin e saj të Menaxhimit të Zemërimit, pastaj të shkojë në një film të modës së vjetër me një mik! Qetësohu Greta, qetësohu!”, kishte shkruar Trump.

Ndërsa, së fundi, Thunberg ia ktheu me të njëjtën markë, duke iu referuar akuzave për mashtrim të votuesve.

“Kaq qesharak. Donald duhet të punojë për problemin e tij të Menaxhimit të Zemërimit, pastaj të shkojë në një film të mirë të modës së vjetër me një mik! Qetësohu, Donald, Qetësohu!”, ka shkruar ajo.