Qeveri teknike në rast të zgjedhjet eventuale

Nëse liderët sonte merren vesh për zgjedhje të parakohshme parlamentari, hapi i radhës është Qeveria teknike. Sipas nenit 43 të Ligjit për Qeveri, 100 ditë para zgjedhjeve, kryeministri aktual duhet të japë dorëheqje ndërsa Kuvendi duhet të zgjedh Qeveri kalimtare për organizimin e zgjedhjeve, e udhëhequr nga kryeministër i ri, i nominuar nga partia me numrin më të madh të deputetëve në Kuvend.

Marketing

Në Qeverinë teknike, opozita do të udhëheqë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa zv.ministrat në këto institucione do të jenë të pushtetit.

Opozitës i takojnë edhe zëvendësministra në Ministrinë e Financave, Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Ministrat dhe zv/ministrat e zgjedhur në Qeverinë teknike, kanë mandat deri në ditën e shpalljes së rezultateve nga KQZ-ja.

Deri tani pushteti dhe opozita nuk arritën që të gjejnë gjuhë të përbashkët për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke përfshirë këtu edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR të cilat kanë mbetur në shqyrtim tek grupet punuese të partive politike.

OSBE/ODIHR ka dhënë rekomandime të qarta, posaçërisht në ndryshimet e kodit zgjedhor.

Ndryshimet e Kodit zgjedhor duhet në mënyrë sistematike dhe strategjike të planifikohen, me analizë në kohë për të gjitha çështjet, me qëllim që të njëjtat të miratohen në kohë të caktuar para shpalljes së zgjedhjeve, para ndryshimeve të elementeve kyçe, një vit para zgjedhjeve”-rekomandon OSBE/ODIHR.

Rekomandime të tjera të OSBE-ODIHR-së kanë të bëjnë edhe për reformat në KSHZ, në sistemin e përditësimit të Listës zgjedhore, fushata zgjedhore, mbrojtja e fshehtësisë së votës etj.

Nga KSHZ thonë se nëse partitë politike kanë vullnet do të mund të miratohen rekomandimet e OSBE/ODIHR-së dhe të njëjtat të zbatohen.ALSAT-M

Marketing