Qeveria: 40 mijë fermerë javën e ardhshme do të marrin paradhënie prej 30 për qind të subvencioneve

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme solli ndryshime dhe plotësime në programe dhe dekrete, me të cilat fermerët në vend për herë të parë u mundësojnë paradhënie të subvencioneve.

Marketing

Siç sqaron propozuesi, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, bëhet fjalë për pagesë të hershme, pra paradhënie të subvencioneve sipas programeve për vitin aktual, sipas modelit të ri të subvencionimit të prezantuar nga Qeveria.

Domethënë, të gjithë 40 mijë fermerët që kanë fituar të drejtën për subvencione, do të marrin paradhënie prej 30 për qind të subvencioneve, gjatë javës së ardhshme.

Qeveria ka mbështetur edhe shtyrjen e afatit për aplikim në Agjencinë për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për shtesën prej 70 për qind të subvencioneve, të cilat sipas modelit të ri të subvencionimit, kanë të bëjnë me raportimin e sasisë së prodhimit nga fermerët. Afati i regjistrimit deri më 25 dhjetor është shtyrë deri më 30 dhjetor. Sipas prodhimit të raportuar të sasive, në fillim të vitit do të bëhen përllogaritjet për pagesën shtesë të subvencioneve për fermerët që u detyrohen.

Sipas vendimeve të qeverisë të marra sot, kultivuesit do të marrin edhe paradhënie prej 30 për qind të subvencioneve, diçka që nuk ka ndodhur më parë. Me modelin e ri të prezantuar për subvencione, u bë e mundur që të ketë mbështetje në kohë për vreshtat, atëherë kur kultivuesit kanë më shumë nevojë.

Më konkretisht, e gjithë kjo parashikohet me këtë të miratuar sot: Dekreti për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për kriteret më të afërta për pagesat direkte, përfituesit e fondeve, shumat maksimale dhe mënyrën e pagesave direkte për vitin 2023; Programi për Plotësimin e Programit për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2023; Programi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për mbështetje financiare në prodhimtarinë bujqësore organike për vitin 2023; Programi për ndryshimin e Programit për nxitjen e konsumit të frutave për vitin 2023 dhe Programi për ndryshimin e programit për zbatimin e fondit të ndërhyrjes për bujqësinë për vitin 2023.