Kabineti i zëvendëskryeministres përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska ka demantuar deklaratën e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, ku thonë se “Qeveria nuk ka vepruar ndaj rastit të kryetarit të Strugës, Ramiz Merko” dhe të “njëjtat i vlerësojnë si paushallë dhe të pabaza”, përcjell TV21.
“Për fat të keq, KSHPK-ja e udhëhequr nga kryetarja Ivanovska, në përpjekje që të arsyetojë veprimet apo mosveprimet e KSHPK-së, përpiqet përgjegjësinë dhe kompetencën ta gjuajë në institucione të tjera, duke mos marrë parasysh se nëse ata janë kompetente apo jo për rastet konkrete, kurse në këtë kontekst ata disponojnë edhe me këto mekanizma. Në këtë drejtim, u rekomandojmë KSHPK-së, se zv/kryeministrja e Qeverisë, Sllavica Gërkovska, në përputhje me autorizimin që e posedon nga kryeministri i Qeverisë është përgjegjëse për zbatimin e Kodeksit për sjellje etike të anëtarëve të Qeverisë dhe funksionarëve të tjerë të zgjedhur nga Qeveria”, qëndron më tej në reagim.