Qeveria dënon fyerjet e Baçevit ndaj shqiptarëve

Gjuha e urrejtjes dhe ksenofobia, kështu Qeveria e dënoi deklaratën e djeshme të Janko Baçevit, kreut të “Maqedonisë së Vetme”, i cili partitë shqiptare në vend i quajti “shiptarski”.

Marketing

“Ne i dënojmë deklaratat që dje u dhanë nga ato struktura politike që bojkotojnë të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Asnjë politikan në këto 20 vite e më shumë, demokraci nuk ka i lejuar vetes publikisht, përmes mediave, të ofendojë dhe të shpërfillë përfaqësuesit e një bashkësie etnike”, deklaroi për Alsat-M zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski.

Boshnjakovski gjithashtu u bëri thirrje subjekteve të tjera politike, duke përfshirë edhe opozitën, që të dënojnë, siç e quajti ai, atë akt jodemokratik. Ai u bëri thirrje institucioneve përkatëse të rishikojnë deklaratën e Baçevit dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat.

Përndryshe, lideri një partie të vogël proruse me disa përfaqësues të tjerë të të ashtuquajturit “Shtabi i krizës” për bojkotim të referendumet të caktuar për 30 shtator, nga qeveria kërkoi para për fushatën.

Marketing