Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme të 110-të do ta shqyrtojë Informacionin për rrjedhën dhe progresin e aktiviteteve në lidhje me Projektin “Ndërtimi i stacionit qendror të pastrimit për qytetin e Shkupit në Trubarevë” me Plan Aksionar, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.
Ministrat në mbledhjen do të vendosin mbi Raportin për përfundimin e negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë, për bashkëpunimin e ndërsjellë në mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë të tjera.
Pjesë e mbledhjes së sotme është Propozimi për fillimin e procedurës për zhvillimin e negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes për hapjen gjegjësisht rikonstruksionin e vendkalimeve kufitare në rajonin e Liqeneve të Prespës, me Draft tekstin e Marrëveshjes të propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria do të shqyrtojë Informacionin për zhvillimin e sistemeve të shpërndarjes së gazit natyror në Republikën e Maqedonisë.
Si pikë informuese, anëtarët e Qeverisë do të shqyrtojnë Informacionin për rezultatet e grupit punues për zbatimin e Planit Aksionar për Partneritet të hapur të Qeverisë 2016-2018, me Raport përfundimtar për vetë-vlerësim.
Ministrat në mbledhjen e 110-të të rregullt, do të vendosin edhe për informacionin në lidhje me realizimin e Projektit-Ndërtimi i teatrit të ri në vend të Teatrit të Dramës në Shkup.