Qeveria do të dorëzojë në Kuvend Propozim/vendim për vazhdimin e gjendjes së krizës

Në seancën e sotme të 123-të, Qeveria përcaktoi tekstin e Propozim/vendimit për miratimin e zgjatjes së afatit për gjendjen e krizës në furnizimin me energji elektrike në të gjithë vendin, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe gjendjes në tregjet e energjisë elektrike.

Marketing

Me këtë Propozim/vendim i propozohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të miratojë vazhdimin e afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në furnizimin me energji elektrike në 6 muajt e ardhshëm, përkatësisht deri më 9 qershor 2022.

Propozimi për zgjatjen e situatës së krizës synon të sigurojë vazhdimësi në zbatimin e masave dhe aktiviteteve për tejkalimin e situatës në furnizimin me energji elektrike.