Qeveria do të harxhojë 35 mijë euro për pastrues ajri nëpër zyra

Qeveria ka publikuar shpallje për të blerë pastrues të ajrit që do të vendosen nëpër zyrat e qeverisë. Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë kërkon firmë e cila do të furnizojë me pastrues ajri, ndërsa vlera e tenderit është 35 mijë euro, pa TVSH.

Marketing

Në shpalljen e publikuar nuk saktësohet se në cilat institucione publike do të vendosen këto pastrues ajri.

Qeveria në gusht të këtij viti miratoi programin për zvogëlimin e ndotjes së ajrit për 2019, duke ndarë 121 milionë denarë nga buxheti, që qytetarët të ndërrojnë sistemet e tyre të ngrohjes nëpër shtëpi. Këto mjete janë dedikuar edhe për çerdhet, shkollat, spitalet dhe objektet administrative në qytetet me nivel më të lartë të ndotjes.