







Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sot do të mbajë seancën e rregullt të 125-të me radhë, me disa pika të rendit të ditës.
Në seancë do të shqyrtohet Propozim-ligji për ratifikimin e Konventës Multilaterale për zbatim të masave për parandalim të erozionit nga tatimi dhe zhvendosja e profitit që ndërlidhet me marrëveshjen për ikje të tatimit të dyfishtë.
Para ministrave, mes të tjerash në shqyrtim do të gjendet edhe Informacioni për përgatitjen e Strategjisë për shëndetësi të Maqedonisë së Veriut 2021-2030 si dhe Informacioni për rrjedhën e realizimit të Strategjisë nacionale të Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me diasporën 2019-2023.
Seanca pritet të fillojë në ora 12:00.