Qeveria sot do të mbajë seancën e 89, ku në rend dite, përveç pikave të tjera është edhe Informacioni për nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për realizimin e projektit “Përpunim i strategjisë për zhvillim të energjetikës të Republikës së Maqedonisë deri në vitin 2040”, që vjen si propozim i zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev.
Në rend dite janë edhe Informacioni për rritjen e koeficientit të kompleksitet të punëve në institucionet publike për fëmijë-çerdhe për fëmijë në vitin 2018, Informacioni gjatë procedurës për formimin e TIRZ Likovë, ndërsa do të shqyrtohet edhe raporti tremujor për punën dhe operacionet materiale-financiare REM AD Shkup, si dhe raportin gjashtëmujor për funksionimin e Komitetit kombëtar për parandalimin e ekstremizmit me dhunë dhe luftë kundër terrorizmit për këtë periudhë.
Me propozim nga Ministria e Shëndetësisë, Qeveria e RM-së sot do të shqyrtojë edhe Informacionin për mundësinë për vendosje të partneritetit publik-privat nëpërmjet formimit të platformës organizative bashkëkohore si bartës efikas i sistemit të urgjencës emergjente të helikopterëve në Republikën e Maqedonisë (HEMS) dhe shërbimet e helikopterëve për kërkim dhe shpëtim (SAR) qëllimi i së cilës është përmirësim i standardit jetësor dhe siguria e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe për të gjithë vizitorët e vendit.