Qeveria në seancën e fundit, ka marrë vendim që t’iu ndaj federatave të sportit afër 3 milion euro për ti tejkaluar vështirësitë e krijuara nga Pandemia “COVID 19”.
Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se Qeveria në seancën e djeshme ka miratuar Vendimin që nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 nga Programet për masat Kovid, federatave të sportit t’iu ndajë afër 3 milion euro.
“Këto mjete u ndahen Federatave sportive, të cilave iu është lëshuar vauçer në përputhje me Ligjin për Sport, me të cilin krijohen kushte për realizimin e aktiviteteve të tyre në këto kushte të jashtëzakonshme shkaktuara nga pandemia Covid-19. Mjetet e dedikuar për mbështetje të federatave të sportit , janë pjesë e masave të Qeverisë për mbështetje të vazhdueshme të sportit dhe punëtorëve sportivë” , deklaroi Hoxha.