Qeveria: Do të ndryshohen emrat e 1200 institucioneve

Qeveria së shpejti do të publikojë emrat e ri të institucioneve, të ndryshuara në bazë të Marrëveshjes së Prespës. Këtu përfshihen institucionet që financohen nga shteti, respektivisht që janë publike dhe që karakterizohen me identitet, kulturë dhe etni të ndryshme të qytetarëve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takim me gazetarë përfaqësues të institucioneve qeveritare thanë se mbiemri “maqedonase” mund të përdoret vetëm kur i referohet identitetit, gjuhës, trashëgimisë dhe historisë së etnikumit maqedonas.

Marketing

Me ligj të veçantë do të rregullohet emri i ARM-së, ndërsa për ASHAM-in do të vendos vet bordi i këtij institucioni, i cili do të kujdeset që në emërtim t’i përfshijë etnitetet që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, duke lënë prapa emërtimin “maqedonase”. I njëjtë mbetet emërtimi i Teatrit Popullor Maqedonas, ndërsa Filharmonia, Opera dhe Baleti kalojnë në institucione nacionale. Po ashtu do të ndryshohen tekstet shkollore në pjesën ku mësohet sistemi politik dhe shoqëror i shtetit, sqaruan përfaqësuesit qeveritar në brifing me gazetarë.

Ndryshimet nuk prekin sektorin privat, sepse nuk gëzon financa shtetërore dhe nuk është themeluar nga shteti. Këtë vit do të themelohet Komisioni për markat tregtare që do të vendosin për funksionimin e tyre. Firmat private nuk detyrohen të ndryshojnë emrat e tyre, por në paraqitje jashtë shtetit duhet të prezantohen si subjekte që vijnë nga Maqedonia e Veriut, sqaruan nga qeveria. Përfaqësuesit qeveritarë kërkuan edhe nga gazetarët që gjatë raportimeve të tyre t’i përmbahen emërtimeve sipas rregullave të Marrëveshjes së Prespës.

Marketing