Qeveria dorëzon në Kuvend propozimet për emrat e rinj

Qeveria dorëzon në Kuvend propozimet për emrat e rinj të ministrit të Financave, zëvendësministrave të Arsimit, Ekonomisë dhe Sistemit Politikë, si pjesë e rikonstruimit të Qeverisë, të cilët u shpalosen pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Qendror të LSDM-së të mbajtur mbrëmë.

Marketing

Në postin e ministrit të ri të Finacave është propozuar Nina Angellovska, Elizabeta Naumovska është propozuar për zv/ministre të Arsimit dhe Shkencës, Kiril Kolemishovskin për zv/ministër i Ekonomisë dhe Nexhat Mehmedoviq për zv/ministër në Ministrinë për Sistem Politik.

Zaev tha se me këto propozime dërgohet mesazhi se “të rinjtë duhet të angazhohen, të luftojnë, dhe të arsimohen sepse pozicionet e larta janë për të gjithë. Ndërkohë, ministrja e propozuar e Financave, Nina Angelovska tha se është e gatshme të investoj në politika fiskale progresive që do të krijojnë ekonomi të fortë për qytetarët dhe do të mbajnë të rinjtë në vend.

Nina Angellovska

“Pas afro 10 vjet përvojë vendase dhe ndërkombëtare dhe njohjes së konsiderueshme ndërkombëtare të punës dhe kontributit tim të palodhur, jam e nderuar që dija, potenciali dhe entuziazmi im për ndryshim janë njohur që t’i shërbejnë funksionit të përparimit të vendit tonë. Ndërsa nderi më i madh është se baza është tërësisht jopartiake. Ofertën e shikojë si mundësi që të jem udhëheqëse e ndryshimeve në vendin në të cilën planifikojë të ardhmen time”.

Në Këshillin e mbrëmshëm Qendror, LSDM po ashtu, zgjodhi edhe 5 nënkryetarë të ri partiak, edhe atë ministren aktuale aktuale të Punës dhe Politikës Sociale, Kosta Petrovin i cili njihet si autor dhe ekspert i PR-it, ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovskin, deputetin Muhamed Zekiri dhe ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski. Carovska dhe Petrov do të zëvendësojnë në funksionet partiake, kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe deputeten Frosina Remenski.